Fatos Lumani

Fatos Lumani është kompozitor i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, ku edhe ka punuar si ligjërues. Momentalisht është Profesor në Fakultetin e Arteve, dega muzikë, në Universitetin e Tetovës. Ai është krijuesi i operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe krijues i shumë formave të tjera për muzikë dhome dhe ansamble të mëdhaja. Veprimtaria artistike e F.Lumanit shpesh është shpërblyer me çmime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Krijimtaria e tij interpretohet rregullisht nga ansamble të ndryshme, si: Opera e Maqedonisë së Veriut, Filharmonia e Maqedonisë së Veriut, London City Philharmonic Orchestra, Opera e Shqipërisë, Orkestra e R.T.SH-së, German Rhine Philharmonic Orchestra, Filharmonia e Kosovës, etj.

Shpërndaje:

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin